Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Emergjenca kaloi”, ja ç’premton kryeministri për familjet e përmbytura

“Emergjenca kaloi”, ja ç’premton kryeministri për familjet e përmbytura
December 04
09:30 2017

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook të lumit të Semanit, i tërhequr në shtratin e tij dhe ju uron ndjekësve një ditë të mbarë.

Nëpërmjet këtij postimi Rama ka njoftuar se emergjenca ka kaluar dhe po vijon punë për rimëkëmbjen e zonave dhe familjeve të përmbytura.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje spektakolare nga lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij, ju uroj një fillim jave të mbarë.

Faza e emergjencës kaloi, duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë; gatishmëria dhe angazhimi maksimal vijojnë për rimëkëmbjen e çdo zone dhe çdo familje të prekur prej motit të tërbuar të tre ditëve të shkuara.”- ka shkruajtur kryeministri./Blitz.al/

 

Shperndaje