Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Email-et e Clinton, zyrtarët këshillojnë FBI-në që të mos nisë hetimin

Email-et e Clinton, zyrtarët këshillojnë FBI-në që të mos nisë hetimin
October 30
14:58 2016

Pak ditë përpara zgjedhjeve, drejtori i FBI-së, James Comey, informoi përmes një letre nisjen e hetimeve për email-et e kandidates Hillary Clinton. Por mësohet se zyrtarë të lartë, të cilët e kanë cilësuar këtë lëvizje si të papërputhshme me rregullat, i kanë kërkuar FBI-së që kongresi të mos informohet për hetimin me qëllim shmangien e implikimeve në zgjedhjet presidenciale.

Vetë kandidatja Clinton e ka cilësuar këtë lëvizje të Comey si të “paprecedentë” dhe “thellësisht shqetësuese”. Mësohet se zyrtarë amerikanë i kanë kërkuar James Comey-t dhe prokurores së Përgjithshme, Loretta Lynch, që të japin më shumë detaje rreth hetimeve duke filluar nga dita e hënë.

Sipas tyre, vendimi i Comey-t ka qëllime politike. Nga ana tjetër, kundërshtari Donald Trump e ka vlerësuar vendimin e FBI-së. Gjatë një tubimi të së shtunës, ai akuzoi Departamentin e Drejtësisë se po mbron kandidaten demokrate përmes një “sistemi të manipuluar”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje