Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elvis Roshi tërhiqet nga dorëheqja: Jam i pastër, vazhdoj të jem kryetar

June 03
19:17 2016

...

...
Picture 1 of 2

Elvis Roshi, i cili u tërhoq pak ditë më parë nga posti i Kryebashkiakut të Kavajës, ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, dy dëshmi penaliteti nga Italia, me emrat Elvis dhe Ervin Roshi, ku thuhet se ai është i padënuar. Ai ka mbërritur ditën e sotme nga Italia dhe menjëherë ka bërë publik lajmin.

“I vënë në kushtet si me qenë vrasës, apo hajdut i rrugës së kombit, unë mendova se s’mund të vazhdoja detyrën time duke qenë në qendër të akuzave, por pas vetëm 60 minutash më vjen nga Italia dëshmia ime e penalitetit e cila tregon të vërtetën që unë jam komplet i pastër. Nga ai moment, bëra valixhen gati dhe u nisa për Itali me qëllim që betejës sime me drejtësinë t’i shkoj deri në fund, siç edhe ju kam premtuar njerëzve. Kam 3 ditë këtu dhe posedoj, dy dëshmitë e mia të penalitetit dhe çdo certifikatë të mundshme e cila tregon në dritën e diellit që unë s’kam pasur probleme me drejtësinë italiane.
Duke qenë se jetojmë dhe punojmë me një shtet ligjor, kam vendosur që mos ju besoj letrave të bakallit por çdo letër e cila ka vlerë ligjore dhe çdo element që e bën atë të vlefshme.”, shkruan ndër të tjera Roshi.

Ai thekson në vijim se ka vendosur të vazhdojë detyrën me përulje kundrejt qytetarëve, pasi “mandatin nuk ia ka dhënë as Lulja, as Saliu dhe as Shqupi, por bashkëqytetarët”. “I bëj thirrje politikës që mos merret vetëm me një Kryetar Bashkie të një qyteti se unë as kam vrarë njerëz në Gërdec, as kam vrarë njerëz në bulevard, as kam vrarë shpresën e njerëzve por kam ringjallur shpresën në qytetin tim, kam punuar, investuar dhe shtrirë dorën tek çdokush që më ka dhënë ndihmë qoftë dhe për një pemë për qytetin tim.”, shprehet ai teksa thekson se do kthehet në Shqipëri për të vënë pikat mbi i.

Komento
Etiketimet
Shperndaje