Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eljo Hyska, zyrtarisht kryetari i ri i FRESSH-it

Eljo Hyska, zyrtarisht kryetari i ri i FRESSH-it
October 23
11:30 2016

Tashmë ka përfunduar gara për kreun e ri të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar. Pas mesnate KQZ-ja ka publikuar rezultatin përfundimtar të votimeve dhe kryetar i ri i FRESSH-it është shpallur Eljo Hysko.  Ai ka fituar me një numër votash prej 10 182, i ndjekur nga Shpati Kolgega me 7706 vota.

Pjesëmarrja e këtij viti në votim ka shënuar numrin më të lartë të votuesve të realizuar ndonjëherë nga një forum rinor. Në të kanë votuar një numër prej 24 581 anëtarësh të FRESSH-it, sipas Elisa Spiropalit. Procesi i zgjedhjes së kryetarit të FRESSH-it është zhvilluar ditën e djeshme  në rreth 207 qendra të votimit të shtrira në të gjithë vendin./Blitz.al/

Komento
Shperndaje