Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I gjuajnë elefantëve me gurë, ja si hakmerren ata…

I gjuajnë elefantëve me gurë, ja si hakmerren ata…
March 22
11:36 2016

Elefantët kanë vrarë 5 njerëz në Indi pasi fshatarët kanë hedhur gurë mbi ta për t’i trembur. Ndërkohë që numri i elefantëve rritet, deri tani 29 000, habitati i tyre zvogëlohet.

Në foto shfaqet momenti terrorizues kur një elefant i inatosur rrëmben një njeri me pjesën e përparme të fytyrës dhe e ngre nga toka, ndërkohë që turma është e paaftë për të bërë diçka.

Ngjarja ka ndodhur në lindje të Indisë, ku pesë persona u vranë në dy sulme të veçanta. Katër nga viktimat vdiqën në fshatin Bhatar në Bengal të dielën në mëngjes, kur tre elefantë ishin larguar nga kopeja e tyre.

Sipas ministrit të Pyjeve, elefantët kanë reaguar pasi banorët i kanë qëlluar me gurë. Elefanti mashkull ngordhi pasi u godit nga një shigjetë me qetësues nga punonjës të zonës pyjore  të thirrur për ndihmë. Ndërsa tre të tjerë, një elefant femër dhe dy të vegjël, kanë shpëtuar. Një tjetër burrë ndërroi jetë si pasojë e sulmit prej elefantëve. Muajin e kaluar një elefant  i tërbuar terrorizoi një qytet në lindje të Indisë, duke dëmtuar rreth 100 shtëpi, dyqane dhe ndërtesa të tjera.

Komento
Shperndaje