Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elbasan – Tentoi t’i jepte para policit rrugor, arrestohet 48-vjeçari

Elbasan – Tentoi t’i jepte para policit rrugor, arrestohet 48-vjeçari
October 15
10:44 2016

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi tentoi t’i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Misir Boja, 48 vjeç, banues në fshatin Mjekës.

Ky shtetas u arrestua nga efektivët e policisë pasi në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Gjocaj” është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin kamioçinë në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit, ky shtetas ka tentuar t’i japë një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 244 dhe 180 të Kodit Penal. /Blitz.al/

Shperndaje