Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elbasan, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të 3 shtetasve

Elbasan, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të 3 shtetasve
November 02
11:46 2016

Nga Anduena Llabani

Elbasan

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Ardian Brata, 21 vjeç, banues në Kamëz Tiranë;

Bujar Hoxha, 21 vjeç, banues në Kamëz Tiranë;

Gentjan Bogdani, 23 vjeç, banues në fshatin Skënderbej, Përrenjas.

Këta shtetas u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Ura e Lizës”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, me targa TR 2329 P, drejtuar nga shtetasi Bujar Hoxha, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 700 g lëndë narkotike e dyshuar si  Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, shtetasi Gentjan Bogdani ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim penal më datë 16.05.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Prishje e qetësisë publike”, parashikuar nga Nenet 283/1, 278/4 dhe 274 të Kodit Penal.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

lëndën narkotike të dyshuar me atë të llojit Cannabis Sattiva;

automjetin tip “Benz” me targa TR 2329 P;

dy aparate celularë të markave të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

14894659_10210698171361012_1819481208_o

14923839_10210698171001003_1711317927_o

14964281_10210698171601018_884061988_o

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje