Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elbasan – sekuestrohen armë zjarri dhe municione luftarake, 1 i arrestuar

Elbasan – sekuestrohen armë zjarri dhe municione luftarake, 1 i arrestuar
November 05
11:28 2016

Nga Anduena Llabani

Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Ervis  Zenelhoxha, 31 vjeç, banues në Elbasan.

Nga informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat i një pune të mirorganizuar nga grupi hetimor, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, e kalibrit 7.65 mm,  me 1 krehër me 5 fishekë të kalibrit 7.65 mm;

– një armë zjarri pistoletë, tip “Zastava” e kalibrit 6.55 mm,  me 1 krehër me 5 fishekë të kalibrit 6.35 mm;

– 15 copë fishekë të kalibrit 7.65 mm;

– 32 copë fishekë model 54 të kalibrit 7.62 mm;

– një krehër automatiku tip P.P.S model 54, kalibri 7.62 mm me 20 copë fishekë;

– 1 qese ambalazhi plastik brenda së cilës ndodheshin 15 djegore predhash luftarake;

– 3 copë djegore alumini predhash luftarake të mbështjella së bashku, ku në fundin e njërës prej tyre është montuar një fitil zjarr përcjellës;

– 3 copa fitili zjarrpërcjellës;

– 5 copë kapsolla detonatore alumini;

– 1 palë doreza kirurgjikale të përdorura;

– 1 palë vegla pastrimi për armët e zjarrit me tytë të gjatë.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.H., 29 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe  municionit”,  parashikuar nga Nenet 130/a.4 dhe 278 të Kodit  Penal. /Blitz.al/

1

2

3

4

Komento
Shperndaje