Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elbasan, sekuestrohen 3 kg tritol dhe 100 kapsolla

Elbasan, sekuestrohen 3 kg tritol dhe 100 kapsolla
March 21
11:00 2016

Në fshatin Mlizë të Elbasanit policia ka arrestuar një 55-vjeçar. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 kg lëndë plasëse e dyshuar si tritol TNT dhe 100 kapsolla detonatore.  Burime zyrtare bëjnë të ditur se i arrestuari 55-vjeçar, Gani Xhaja, është banues në fshatin Mizle. Çështja e tij i ka kaluar prokurorisë së rrethit Elbasan për veprimet e mëtejshme për veprën penale “Trafikim i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe  municionit”.

Shperndaje