Elbasan: Goditet një rast i mitdhënies, arrestohet në flagrancë një shtetas

Nga: Anduena Llabani
Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi tentoi ti jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative
Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Përparim Kumara, 42 vjeç, banues në fshatin Hajdaran
Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Elbasan – Cërrik, në vendin e quajtur “Ura e Shkumbinit” është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin Kamioçinë, në shkelje të Kodit Rrugor.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 244 dhe 180 të Kodit Penal. /Blitz.al/