Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elbasan/ Gjendet i vetëvarur një 23 vjeçar në paraburgim

Elbasan/ Gjendet i vetëvarur një 23 vjeçar në paraburgim
February 22
12:31 2019

Një 23 vjeçar është gjetur i vetëvarur në qelinë e paraburgimit në Bradashesh të Elbasanit.

Sipas Balkanweb, Bledar Doda është gjetur i pajetë nga gardianët e burgut. I riu është transportuar për në spital por ka qenë tepër vonë, pasi kishte ndërruar jetë. Doda mësohet se ka qenë nga Burreli dhe ndodhej prej 3 muajsh në paraburgim, pasi ishte arrestuar për përndjekje. Prej kohësh ai kishte shfaqur shenja të depresionit, gjë që e ka çuar të ndërmarrë këtë veprim ekstrem ditën e sotme.

Trupi i të riut pritet ti nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore në Tiranë për të zbuluar më shumë për ngjarjen. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje