Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Elbasan/ Digjet 1 Ha ullishte, policia dyshon për zjarrëvënie të qëllimshme

Elbasan/ Digjet 1 Ha ullishte, policia dyshon për zjarrëvënie të qëllimshme
September 15
08:09 2019

Digjet 1 ha ullishtë gjatë natës në Samurr të Elbasanit. Burime zyrtare konfirmuan për ‘BalkanWeb’ se vatra e zjarrit u shfaq rreth orës 22:00 dhe u izolua rreth orës 01:30 të mëngjesit të kësaj të diele.

Për shuarjen e flakëve u aktivizuan 13 punonjës të shërbimit zjarrfikës të Elbasanit dhe dhjetra banorë të zonës. Zjarri pati përhapje me shpejtësi në një sipërfaqe mjaft të madhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia po heton për të identifikuar autorët dhe kapjen e tyre.

/Blitz.al/

Share