Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elbasan, 30-vjeçari mbyt nënën e tij

Elbasan, 30-vjeçari mbyt nënën e tij
April 21
09:24 2016

Një krim brenda e familjes ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku djali 30-vjeçar ka mbytur me duar nënën e tij. Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se rreth orës 07:10 në lagjen “Çlirimi”, shtetasi Ardit Zenelhoxha, banues në Lagjen “Çlirimi” Elbasan, dyshohet të ketë mbytur me duar nënën e tij, shtetasen H. Z, 67 vjeçe.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin në komisariat të të dyshuarit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Komento
Etiketimet
Shperndaje