Dhuna në familje dhe ndaj pjesëtarëve të fisit është bërë e shpeshtë në Shqipëri dhe pavarësisht denoncimeve të shpeshta të këtyre rasteve nga shoqatat për mbrojtjen e grave, ato vijojnë të shtohen.
Dje policia e Elbasanit ka konstatuar 2 raste të dhunës në familje, ku një person ka rrahur gruan e tij, ndërkohë që një tjetër ka ushtruar dhunë ndaj kunatës.
Pas tyre, policia ka arrestuar Besnik Dashhanën, 31 vjeç, që ka goditur bashkëshorten, si dhe Refik Tërnovën, 39 vjeç, që ka goditur kunatën.
Sipas informacioneve që ka shpërndarë policia, në të dyja rastet konfliktet kanë qenë për motive të dobëta.
Tashmë të dy personat do të dalin para gjyqit për akuzën e “Dhunës në familje”. /Blitz.al/
Te Ngjashme
E fundit/ Të shtëna armësh në qendër të Shkodrës, raportohen tre të plagosur
“E vrava se do të më mbyste” – dëshmia e kriminelit të Këlcyrës
Tiranë, arrestohet një person pasi i kërkoi kunatës marrëdhënie seksuale
Pas arrestimit të Mario Meshinit për vrasjen e Devi Kasmit, flet avokati i tij: Ata ishin shokë, Mario është i tronditur…
Vrasja mes shokësh në Gramsh, debat për parcelat me kanabis
Ngacmime në rrjete sociale, pranga dy të rinjve në Tiranë
Edlira Çepani nuk ka asnjë mllef për humbjen e PD-së, përshëndet pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në parlament
Dëshmia e menaxherit të kontenierit me 613 kg drogë: “Ngarkesa është vonuar dy javë, policia shqiptare ka vënë re se…”
Përçahet LSI në Fier! Dy këshilltarët bashkiak shkojnë tek Partia socialiste, një tjetër del e pavarur
U procedua penalisht për protestën, Nard Ndoka nuk përmbahet ndaj Ramës: Ti je “dhjaks”!
Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen dy persona
President Meta takohet me Presidenten e Kroacisë, ç’vendosën ata?