Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekzekutohet me kallashnikov vëllai i kryetarit të njësisë administrative Mirditë, policia arreston 2 autorët, njëri prej tyre minoren…

Ekzekutohet me kallashnikov vëllai i kryetarit të njësisë administrative Mirditë, policia arreston 2 autorët, njëri prej tyre minoren…
September 25
21:25 2016

Nga Anduena Llabani

Arrestohen dy autorët e dyshuar të vrasjes së 47-vjeçarit Aleksandër Bardhi, vëllai i ish-kreut të njësisë administrative të Kaçinarit të rrethit Mirditë, Petrit Bardhi. Disa orë pas vrasjes, autoritete policore të Sarandës arrestuan 29-vjeçarin Fernando Deda dhe një minoren me inicialet Gj. A. 16 vjeç.

Ndaj tyre është ngritur akuza e vrasjes në bashkëpunim, ndërsa policia dyshon se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Aleksandër Bardhi u gjend i ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Shëndëlli të Sarandës. Pak minuta pas krimit, trupi i viktimës është dërguar në spitalin e Sarandës rreth orës 00:35 me plagë të shkaktuara me armë zjarri.

Nga të dhënat e para dyshohet se ndaj viktimës është qëlluar me armë tip kallashnikov.

 

Deklarata e policisë:

Policia arreston dy shtetas si autorë të dyshuar të vrasjes së shtetasit Aleksandër Bardhi, në Shëndëlli të Konispolit!

Arrestohen në flagrancë shtetasit:

  1. Fernando Deda, 29 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Konispol.
  2. Gj.A., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Konispol.

Gjatë një pune hetimore të pandërprerë Policia e Sarandës ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të larpërmendur, si autorët e dyshuar për vrasjen e shtetasit Aleksandër Bardhi, 56 vjeç, me banim në të njëjtin fshat.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në banesën e shtetasit Gj.A., policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të llojit “Automatik” model 56, e cila sipas hetimeve të kryera dyshohet të jetë arma e krimit e përdorur në lidhje me ngjarjen.

Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e mësipërm në fshatin Shëndëlli, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, për motive të dobëta.

Gjithashtu, policia bën me dije se shtetasi Fernando Deda, ka rezultuar person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri automatik-model 56, një krehër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm,  26 copë fishekë të tjerë të të njëjtit kalibër.

/Blitz.al/

Shperndaje