Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekzekutohet 53-vjeçari në Shkodër, dyshohet se u përfshi në vrasjen për gjakmarrje 7 vite më parë

Ekzekutohet 53-vjeçari në Shkodër, dyshohet se u përfshi në vrasjen për gjakmarrje 7 vite më parë
August 10
08:32 2018

Një 53-vjeçar është vrarë mëngjesin e sotëm në Shkodër nga persona ende të paidentifikuar. Fatbardh Lici, banues në lagjen “Guerile” është qëlluar me armë zjarri nga një makinë ndërsa ndodhej në një lokal duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes policia ka gjetur në fshatin Dobraç duke u djegur një mjet tip “Benz” i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen.

Burime për “Balkanweb” tregojnë se 53-vjeçari është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës, në foto) i cili aktualisht ndodhet në burg.

Komento
Shperndaje