Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekzekutohen pjesëtarë të ISIS-it, mjafton që ndjekësit në Instagram të aprovojnë!

Ekzekutohen pjesëtarë të ISIS-it, mjafton që ndjekësit në Instagram të aprovojnë!
March 29
20:06 2016

Një grup njerëzisht që e quajnë veten “Iraqi Swat” (goditja e Irakut) kanë hapur një llogari në Instagram ku lejojnë ndjekësit e tyre të vendosin për vdekjen ose jo të disa xhihadistëve të ISIS-it.

Fotografi ku këta anëtarë të ISIS-it janë kapur nga ky grup postohen në Instagram dhe shkruhet se të gjithë ndjekësit kanë 1 orë kohë për të votuar nëse duan që ky grup ta ekzekutojë xhihadistin apo ta lejojnë të jetojë.

Rreth 84,000 njerëz që e ndjekin këtë llogari në Instagram, edhe pse kjo faqe mund të konsiderohet padyshim si krim lufte.

Sipas vetë krijuesve të faqes, kjo është një hakmarrje ndaj ISIS. Njësoj si anëtarët e ISIS që postojnë video duke prerë koka dhe ekzekutuar kalimtarë të zakonshëm, misionarë apo gazetarë, këto foto demonstrojnë se si gjithçka mund të kthehet mbrapsht.

Megjithatë, autoritete të larta të policisë që kanë parë llogarinë në Instagram kanë thënë se kjo nuk duhet të jetë e lejueshme, edhe pse bëhet fjalë për ISIS, gjithsesi ky konsiderohet krim dhe duhet ndëshkuar.

Një nga specialistët e stafit të Instagram-it u shpreh se asnjë përmbajtje e papranueshme nuk duhet lejuar në rrjetin e tyre social, ndaj që në momentin që vunë re diçka të tillë Instagram-i e hoqi foton dhe videon që përbënte rrezik dhe alarm edhe për ndjekësit.

 

Etiketimet
Shperndaje