Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekzekutimi në Elbasan, pranga rojes së karburantit. Policia: Nuk kallëzoi krimin

Ekzekutimi  në Elbasan, pranga rojes së karburantit. Policia: Nuk kallëzoi krimin
April 12
09:47 2016

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Elbasan, specialistët për krimet e rënda kanë vënë në pranga rojen e karburantit Shkëlqim Salla, 42 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan. Arrestimi i tij u krye në flagrancë nën akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

“Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë për moskallëzim të krimit, pasi duke qenë roje i karburantit në vendin ku ndodhi ngjarja, dyshohet të ketë parë ngjarjen dhe të mos ketë kallëzuar”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja e rëndë u shënua ditën e djeshme në lagjen “Skënderbej”, në afërsi të një pike karburanti, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi Saimir Beqiri 51 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë këqyrjes në vendngjarje, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 6 copa gëzhoja, kalibër 9 mm dhe 2 copa predha.

Specialistët për krimet e rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Etiketimet
Shperndaje