Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekzekutimi në Durrës, zbutet akuza ndaj dy të ndaluarve: Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes

Ekzekutimi në Durrës, zbutet akuza ndaj dy të ndaluarve: Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes
October 03
10:51 2016

Prokuroria e Durrësit ka bërë me dije në faqen zyrtare të saj zbutjen e dënimit ndaj dy të ndaluarve që akuzohen për vrasjen e Asllan Kërtushës në mars 2016. 29-vjeçari u ekzekutua pas një konflikti në lokalin e një prej të akuzuarve.

Pas konfliktit në lokal, sherri me Gëzim dhe Bledar Kajnon u spostua jashtë ambientit të lokalit ku degradoi në dhunë fizike. Viktima u qëllua me plumb në gjoks gjatë tentativës për t’u larguar nga vendngjarja. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Fillimisht dy të akuzuarit u lanë në burg nën akuzat për “Vrasje me paramendim në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Fshehje e krimit”. Por akuza ndaj tyre ka ndryshuar në  “Vrasje me dashje, e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës dënohet me burgim deri në tetë vite”. Çështja pritet të gjykohet në Gjykatën e Durrësit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje