Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja në Durrës, biznesmeni u qëllua 15 herë. Shoqërohen 20 persona

Vrasja në Durrës, biznesmeni u qëllua 15 herë. Shoqërohen 20 persona
May 08
20:08 2016

Biznesmeni Shpëtim Shala, i cili u gjet i vdekur brenda automjetit tip “Volkswagen” me targa AA086HJ pranë një lokali në lagjen nr. 13, thuhet se është qëlluar 15 herë. Policia ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit, ku deri tani janë shoqëruar 20 persona.

Babai i tri vajzave, thuhet  ka pasur konflikte me disa persona, pavarësisht se familjarët nuk e pranojnë diçka të tillë.

Konkretisht, pista ku janë përqendruar hetimet është ajo e hakmarrjes, duke qenë se viktima ishte person me precedent penal të mëparshëm. Në vitin 2011, ai u procedua për kultivim dhe trafikim lëndësh narkotike, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në zonën “Iliria”, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabisi.

Mësohet se pas dhjetëra seancave, Gjykata e Lartë vendosi në 2015-n të linte në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, duke lënë në fuqi pafajësinë e Shpëtim Shalës.

Komento
Etiketimet
Shperndaje