Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekzekutimi i Elton Çiças, shkak prishja e pazareve të drogës. Autori ishte në shërbim prove

Ekzekutimi i Elton Çiças, shkak prishja e pazareve të drogës. Autori ishte në shërbim prove
May 25
10:14 2016

Prishja e pazareve të drogës është motivi i vrasjes mafioze të ndodhur më 1 maj në lokalin “De Niro” në kryeqytet. Mësohet se 36-vjeçari i ekzekutuar Elton Çiço ka pasur një konflikt të hapur me të dyshuarin e vrasjes Jani Alia.

Të dy personat kanë qenë me precedentë penalë të mëparshëm në Shqipëri dhe Greqi, ku merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas burimeve të policisë, vrasja e Çiços ka ndodhur pas një seri atentatesh që ata kanë kryer ndaj njëri-tjetrit.

Mësohet se përplasja e tyre ka nisur fillimisht më 10 janar të këtij viti, kur autori Jani Alia është tentuar të vritet duke u qëlluar me 7 plumba nga rreth 100 metra larg. Ky atentat u ndoq nga një i dytë më 25 prill në Gjirokastër, ku Jani Alia mbeti i plagosur në dorë.

Këto atentate të dyshuara kanë shkaktuar ekzekutimin e Elton Çiços, 6 ditë pas plagosjes së Jani Alia në Gjirokastër. Ky i fundit mësohet se ka qenë në shërbim prove kur kreu krimin. Ai ishte dënuar me 4 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit, por dënimi më pas u pezullua nga gjykata duke e kaluar Jani Alia në 18 muaj shërbim prove.

Komento
Etiketimet
Shperndaje