Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekzekutimi i 8 policëve në Egjipt, ISIS merr përsipër sulmin

Ekzekutimi i 8 policëve në Egjipt, ISIS merr përsipër sulmin
May 08
20:26 2016

Tetë policë egjiptianë u qëlluan për vdekje në periferi të Kajros. Burime të ministrisë së Brendshme të Kajros bënë me dije se policët ishin duke udhëtuar në një automjet në periferinë jugore të Helwanit, kur katër persona të armatosur dolën nga një kamion dhe qëlluan në drejtim të tyre.

Militantët e lidhur me Shtetin Islamik, të cilët operojnë në Gadishullin Sinai, kanë marrë përsipër kryerjen e sulmit. Prej përmbysjes së presidentit islamik Mohamed Morsi në korrik të 2013-s, ata kanë kryer një seri sulmesh kundër forcave të sigurisë.
Grupi terrorist njihet si organizata “Ensar Beit al-Maqdis” që iu bashkua ISIS-it në 2014-n dhe ndryshoi emrin në “Sina Vilayet”.

Etiketimet
Shperndaje