Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekuadori i ndërpret internetin themeluesit të Wikileaks-it

Ekuadori i ndërpret internetin themeluesit të Wikileaks-it
October 18
13:03 2016

Burime zyrtare të Wikileaks kanë bërë të ditur së fundmi se qeveria e Ekuadorit i ka ndërprerë qasjen në internet themeluesit Julian Assange. Sipas Wikileaks, ndërprerja është e qëllimshme, si mënyrë për të ndihmuar qeverinë amerikane dhe atë britanike pas publikimit një ditë më parë të email-eve që implikonin kandidaten Hillary Clinton.

Në një postim në Twitter këtë mëngjes, Wikileaks akuzon qeverinë e Ekuadorit si përgjegjëse për bllokimin e qasjes në internet të Assange, i cili prej më shumë se katër vjetësh qëndron në ambasadën ekuadoriane.

Shumë persona e kanë cilësuar si rastësi ndërprerjen e internetit pas publikimit më të fundit të Wikileaks, ndërkohë që qeveria e Ekuadorit nuk ka reaguar ende zyrtarisht, ndërsa një burim i qeverisë u shpreh: “Ne nuk u përgjigjemi spekulimeve që qarkullojnë në Twitter. Ekuadori do të vazhdojë të mbrojë Julian Assange dhe të mbështesë azilin politik që i është dhënë atij që në vitin 2012″. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje