Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekstremistët e ISIS-it bëjnë kurban të burgosurit për Bajram

September 13
16:59 2016

 

 

ISIS ka shpërndarë një tjetër video horror ditën e sotme, ku tregon bërjen kurban të të burgosurve në ditën e Kurban Bajramit.

Videoja, e quajtur “The Making of Illusion”, tregon burra të varur si të ishin qengja apo dele me kokë poshtë, teksa theren nga ushtarët e ISIS-it.

Kjo është mënyra e ekstremistëve për të festuar ditën e Kurban Bajramit.

Ndërkohë që burime për DailyMail kanë treguar se personat e shfaqur në video janë spiunë të agjencive ndërkombëtare të inteligjencës, si CIA apo MI6.

Në një sekuencë të videos mund të shohim një ekstremist të veshur me të bardha duke mbajtur në krahë dy të burgosur sikur të ishin bagëti, të cilët i çon në “thertore” duke u prerë fytin me një thikë të mprehtë.

Kjo është cilësuar nga grupe të ndryshme vullnetare si videoja më e tmerrshme e xhiruar ndonjëherë. /Blitz.al/

Shperndaje