Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eksploziv tek fusha e aviacionit, vetëm dëme material

Eksploziv tek fusha e aviacionit, vetëm dëme material
June 21
09:47 2016

Një shpërthim me eksploziv është shënuar mëngjesin e ditës së sotme në Tiranë. Konkretisht, shpërthimi ndodhi rreth orës 03:00 në rrugën “Artan Lenja”, e njohur ndryshe si “Fusha e Aviacionit”.

Si pasojë e këtij shpërthimi, nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Është dëmtuar lehtë në parakolp automjeti tip “Chervolet” në pronësi të shtetasit F. P 34 vjeç. Policia ka nisur hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorit përgjegjës.

Komento
Etiketimet
Shperndaje