Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eksploziv në portën e një banese në Elbasan, dyshohet për hakmarrje

Eksploziv në portën e një banese në Elbasan, dyshohet për hakmarrje
April 11
10:51 2016

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi është dëgjuar mëngjesin e ditës së sotme në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit. Ka qenë banesa e shtetasit 62-vjeçar me iniciale E. R, ajo që është bërë objekt i sulmit me lëndë plasëse.

Burime të policisë kanë bërë me dije se eksplozivi ka shpërthyer në ambientet e jashtme të banesës dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga hetimet e para dyshohet se sulmi me lëndë plasëse është një kërcënim ndaj familjes së 62-vjeçarit. Mësohet se djali i tij akuzohet për një plagosje dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Komento
Etiketimet
Shperndaje