Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eksploziv autobusit të funeralit, sekuestrohen kamerat e disa biznesve

Eksploziv autobusit të funeralit, sekuestrohen kamerat e disa biznesve
August 25
10:17 2016

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lënde eksplozivi në një automjet. Ngjarja është shënuar rreth orës 04:05 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Lënda shpërthyese ishte vendosur në një nga rrotat e pasme të mjetit autobus tip “Setra”me targa AA 940 CG, në pronësi të Edmond Rexhepit.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i autorëve dhe motivet e kësaj ngjarje.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e saj. Janë sekuestruar kamerat e disa bizneseve pranë vendngjarjes, ku për shkak të errësirë duket vetëm hija e një njeriu me kapele. Burime të policisë bëjnë të ditur se eksplozivi ka qenë me fitil dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe xhamat e një shtëpie përballë.

“Më datë 25.08.2016, rreth orës 04:05, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në mjetin autobus tip “Setra”, në pronësi të shtetasit E. R., persona të pa identifikuar kanë vendosur një sasi me lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia, e cila ka shoqëruar si të dyshuar një banor të lagjes. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje