Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekspertiza mjekoligjore në Tiranë: Shqiptari me shenja dhune, policët grekë i fikën cigaret në trup

Ekspertiza mjekoligjore në Tiranë:  Shqiptari me shenja dhune, policët grekë i fikën cigaret në trup
August 16
09:33 2016

Ekspertët mjekoligjorë në Tiranë konfirmojnë dyshimet e familjes së Pëllumb Marnikollajt dhe kanë thënë se ndaj tij, policia greke ka ushtruar dhunë makabre: “Mbi trupin e 29-­vjeçarit Marnikollaj ka shenja të dukshme të dhunës. Janë konstatuar djegie nga shuarja në trup e cigareve. Të tilla shenja ka në gjoks dhe në shpinë. Ka nxirje në pjesë të ndryshme të trupit, hematoma të krijuara nga përdorimi i dhunës”.

Ata janë duke punuar për të nxjerrë një konkluzion dhe më pas t’ia kalojnë çështjen Prokurorisë së Lezhës. Nuk dihet nëse vdekja e të riut është shkaktuar nga dhuna fizike apo nga arsye të tjera. Ekspertiza  është bërë me vështirësi sepse Marnikollajt kishte rreth 10 ditë që kishte ndërruar jetë.

Në qoftë se 29-vjeçari ka gjetur vdekjen për shkak të dhunës nga punonjësit e policisë do të kërkohet të hetohen dhe të vihen para përgjegjësisë autorët./Blitz.al/

Komento
Shperndaje