Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekspertiza mjeko-ligjore: 12-vjeçarja është përdhunuar edhe nga burra të tjerë veç njerkut

Ekspertiza mjeko-ligjore: 12-vjeçarja është përdhunuar edhe nga burra të tjerë veç njerkut
September 15
11:54 2016

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me përdhunimin e 12-vjeçares, e cila është përdhunuar nga njerku për një periudhë 6-vjeçare.

Ekspertiza mjeko-ligjore bën me dije se e mitura është përdhunuar edhe nga burra të tjerë veç njerkut të saj. Veç kësaj, njerku përdhunoi 12-vjeçaren edhe një ditë përpara denoncimit.

Mbetjet sekretive të më shumë se një partneri, të gjetura nga analizat shkencore, përforcojnë dyshimet se 12-vjeçarja është përdorur nga e ëma për prostitucion, shkruan “Panorama”. Mësohet se vajza është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar në një qendër për të mitur.

“Pasi u krahasuan me ato të Ilmi Hoxhës, u vërtetua se ky i fundit kishte kryer marrëdhënie me të miturën vetëm një ditë para se të bëhej denoncimi”, – bëjnë me dije nga grupi hetimor. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje