Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekspertiza e ADN-së konfirmon: Fatos Gurakuqi ka përdhunuar të bijën 15-vjeçare

Ekspertiza e ADN-së konfirmon: Fatos Gurakuqi ka përdhunuar të bijën 15-vjeçare
September 14
19:23 2016

Policia Gjyqësore ka dorëzuar në gjykatë akt-ekspertimin e kryer për çështjen me të dyshuar Fatos Gurakuqin, i cili akuzohet për përdhunimin e së bijës 15-vjeçare. Me kërkesë të gjykatës është zbardhur analiza e ADN-së.

Në përfundim, analiza e ADN-së vërteton se i akuzuari Gurakuqi ka abuzuar seksualisht me të bijën e tij.

“Nga njollat e spermës, të evidentuara në mbathjet e shtetases F.G, u përfitua një profil gjenetik i njëjtë me atë të profilit gjenetik të shtetasit Fatos Gurakuqi”, – është shprehur gjykatës i çështjes, Gert Hoxha.

Ky akt-ekspertimi rrëzon alibinë e Gurakuqit që mohon akuzat se ka abuzuar me të bijën, duke akuzuar këtë të fundit se mashtronte. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje