Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eksodi i ’99-s, Nishani dekoron me “Nderi i Kombit” qytetin e Kukësit

Eksodi i ’99-s, Nishani dekoron me “Nderi i Kombit” qytetin e Kukësit
April 15
20:03 2016

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i ka dhënë dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” qytetit të Kukësit për kontributin e madh dhënë qytetarëve të Kosovës gjatë eksodit dhe luftës të zhvilluar në 1999.

Në fjalën e tij, Nishani e cilësoi si unike dhe të papërsëritshme pritjen që qytetarët kuksianë i bënë kosovarëve.

“Mikpritja është pasuria që trashëguan shqiptarët. Ju sfiduat edhe skeptikët e kohës, meritoni të viheni në piedestal.”- u shpreh ai.

Medalja është dhënë me motivacionin: “Për solidaritetin, mikpritjen e rrallë dhe humanizmin e pashoq të treguar ndaj motrave e vëllezërve shqiptarë nga Kosova, gjatë shpërnguljes se tyre masive me dhunë nga makineria ushtarake e Millosheviçit në vitin 1999”.

Komento