Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Pameca IV – kryeprokurorit: Pse arrestove Shullazin? Pse pezullove Çakon? Pse arrestove Roshin?

(Ekskluzive) Pameca IV – kryeprokurorit: Pse arrestove Shullazin? Pse pezullove Çakon? Pse arrestove Roshin?
October 10
18:18 2016

Nga Anduena Llabani

Ndërkohë që që prej 2 muajsh familja e kryeprokurorit Adriatik Llalla është larguar jashtë kufijve për shkak të kërcënimeve me jetë që ky i fundit ka marrë për çështje konkrete, misionet e huaja kritikojnë punën 6 mujore të shefit të akuzës shqiptare.

Puna në 6 muaj e prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka qenë pjesë edhe e një monitorimi nga misioni PAMECA 4 (projekt i financuar nga Bashkimi Europian për reformimin e policisë dhe konsolidimin e kapaciteteve për zbatimin e ligjit në Shqipëri, për luftën e korrupsionit në nivele të larta. PAMECA IV kreu një vlerësim të shkurtër të hetimit të policisë dhe të prokurorisë lidhur me E.Sh., një personazh i famshëm i kriminalitetit.)

Të gjitha hetimet e nisura muaj më parë, si ai ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe dy oficerëve të FSO-së, konsiderohen si thjesht dyshime dhe që rrezikuan për një periudhë kohe vijueshmërinë e punës në polici.

Vlerësimi tregon se çështja e procedimit dhe kërkesa e pezullimit nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm Çako duken të bazuara në mosbesim dhe thjesht dyshime.

Citim nga raporti

“Nuk kishte asnjë të dhënë që pajisja “IMSI Catcher” të ishte në gjendje të kryente përgjime”, – thotë Misioni i Asistencës së BE-së, i cili ofron në vendin tonë ndihmë për agjencitë e zbatimit të ligjit, veçanërisht për policinë dhe Prokurorinë e Përgjithshme.
PAMECA IV shton për këtë çështje se vendimi i gjykatës mund të ndikonte negativisht hetimet proaktive apo atë në vijim lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, pasi policia do të kishte më pak burime duke qenë se drejtuesit e forcave operacionale prekeshin direkt për shkak të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Më tej, në ecurinë e punës për agjencitë ligjzbatuese përmendet edhe ndjekja penale ndaj Emiliano Shullazit, aktualisht nën arrest me burg. Emri i tij është lakuar disa herë edhe nga vetë ambasadori amerikan Donald Lu, si person i lidhur ngushtë me politikanë të fuqishëm në vend.

PAMECA IV shprehet se hetimet ndaj tij nuk janë kryer në mënyrë të thelluar për të arritur një rezultat konkret dhe në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

Faktet përshkruhen në mënyrë të vagët e të përgjithshme, vlerëson misioni dhe pa ndonjë referencë kohore e vendi të sjelljes së supozuar kriminale. Por edhe pa referencë për burimin e provave të mbledhura në lidhje me përgjimet për këtë të dyshuar..
Çështje tjetër, e cila po ashtu bëri bujë, është edhe arrestimi i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili më pas u dërgua në shtëpi nga gjykata.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, i dyshuari nuk kishte pohuar të gjithë informacionin për problemet ligjore në vendet e tjera. Por PAMECA thotë se vendimi që dha gjykata fillimisht me “arrest me burg” për Roshin nuk kishte një arsyetim serioz se përse u shpall ky verdikt, duke hedhur dyshime e duke e konsideruar si tendencioz çdo qëndrim miratues të gjykatës ndaj kërkesave të prokurorisë për dosje sensitive./Blitz.al/

Komento
Shperndaje