Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive/Foto) Nga 10 tetori, kalojnë “në sitë” pasuritë e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve

(Ekskluzive/Foto) Nga 10 tetori, kalojnë “në sitë” pasuritë e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve
October 04
16:38 2016

Nga Anduena llabani

Deri më 7 nëntor, 800 gjyqtarët dhe prokurorët që janë në listat e kontrollit të Inspektoratit të Pasurive duhet të dorëzojnë nga e para 4 formularët, mes të cilëve ata që identifikojnë pasuritë nga burimi të njerëzve të drejtësisë dhe familjarëve të tyre.

Më ligjin e ri, këta zyrtarë nuk do të lejohen më të mbajnë para kesh, mbi 15 milionë lekë të vjetra, por do t’u duhet të regjistrojnë çdo qindarkë në sistemin bankar.

Duke nisur nga e hëna që vjen (datë 10 tetor), rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë duhet të dorëzojnë deklaratat e pasurive që ata kanë mundur të vënë para dhe gjatë ushtrimit të funksionit të tyre.

Çdo gjë duhet të deklarohet në këta formularë që pritet të verifikohen më pas nga ana e inspektoratit brenda 6 muajve.

Kreu i INDKP-së deklaron për Blitz.al se këtë herë gjyqtarët dhe prokurorët duhet të deklarojnë gjithçka, çdo pasuri në vlera monetare dhe objekte të vëna që fëmijë e deri në ditën që ushtrojnë funksionet e tyre publike. Procesi më i vështirë, sipas Ganajt, do të jetë ai i kontrollit dhe verifikimit. I gjithë procesi i Vetingut pranë Inspektoratit të Deklarimit do të monitorohet nga Euralius dhe Obdat, organizatat ndërkombëtare që kanë asistuar procesin që prej nisjes së tij. Ganaj thotë se ka gjyqtarët dhe prokurorët kanë vetëm një muaj afat për të dorëzuar deklarimet e pasurive, ndërsa procesi i verifikimit do të kërkojë edhe disa muaj kohë.

Sipas tij, çdokush prej gjyqtarëve dhe prokurorëve që do t`i shmanget vetëdeklarimit dhe kontrollit do të përjashtohet automatikisht nga funksioni. Ligji parashikon se ata gjyqtarë dhe prokurorë që nuk pranojnë të japin të dhëna mbi pasuritë nuk do të ndiqen penalisht, por do të përjashtohen nga sistemi./Blitz.al/

4 1 2 3

Komento
Shperndaje