Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Video e dhunimit në Vlorë, detaje nga ngjarja. Autori nuk pranonte divorcin.

(Ekskluzive) Video e dhunimit në Vlorë, detaje nga ngjarja. Autori nuk pranonte divorcin.
June 07
14:42 2016

Menjëherë pas publikimit të video-skandalit të ndodhur ditën e sotme në Vlorë (lexo këtu), Blitz.al kontaktoi me zëdhënësen e Policisë së Vlorës, Dhurata Karaji, e cila bën të ditur se bëhet fjalë për një degradim të një konflikti të ndodhur për “motive të dobëta”. Ajo tregon se Policia e Vlorës reagoi menjëherë duke ndaluar dhe vënë në pranga shtetasin 44-vjeçar Ilirjan Pajo. Ai akuzohet për dhunë fizike të ushtruar ndaj ish-bashkëshortes, me të cilën ishte në proçes divorci.

“Ilirjan Pajo, 44 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” Vlorë.

Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të tij pasi ky shtetas, rreth orës 10:00, në tregun e madh në lagjen “28 Nëntori” pranë “Alfa Bank”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike kundrejt ish-bashkëshortes së tij, shtetases me iniciale M.C., 38 vjeç, banuese në lagjen “24 Maji” Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë në dalje të qytetit të Vlorës në vendin e quajtur “Pus-mezini”, duke tentuar t’u largohej shërbimeve të policisë.”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Zëdhënësja e Policisë së Vlorës bëri me dije për Blitz.al se rasti i sotëm është një rast i ndjekur nga policia, për shkak të konflikteve të hershme në çift. Ndaj 38-vjeçares ishte vendosur urdhër-mbrojtje, i cili kishte përfunduar duke e nxitur agresorin të përfitonte për të dhunuar ish-bashkëshorten.

Komento
Etiketimet
Shperndaje