Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Vettingu, 200 prokurorë të diskriminuar i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

(Ekskluzive) Vettingu, 200 prokurorë të diskriminuar i drejtohen Gjykatës Kushtetuese
October 21
19:37 2016

Nga Anduena Llabani

Ligji i ri për ata që bëjnë dhe japin drejtësi në vend ka sjellë pështjellim jo vetëm në rrethin e politikës, por edhe në ato të segmenteve të drejtësisë.

Pas Partisë Demokratike që e cilëson ligjin e Vettingut si antikushtetues, prokurorët janë të dytët që pritet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ligjit të famshëm.

Burime të Blitz.al pranë Unionit të Prokurorëve bëjnë me dije se tashmë janë mbledhur 200 firma të prokurorëve në shkallë vendi të cilët do të kërkojnë rrëzimin e ligjit të Vettingut si antikushtetues.

Ata shprehen se ligji diskriminon figurën e prokurorit. Edhe pse kaq shumë i kontestuar, ligji ka nisur të vihet në zbatim. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka bërë publike mënyrën e përshkrimit të pasurive nga subjektet e ngarkuara.

Sipas kësaj procedure, janë katër formularë që do të plotësohen me të dhëna të hollësishme të mbështetura edhe me dokumentacionin përkatës, si dokumente zyrtare, certifikata, vërtetime etj. Deklarimet e pasurive për gjyqtarët dhe prokurorët do të përfshijnë vitet e punës, duke nisur nga viti 2003.

Këtu duket se ka nisur dhe konflikti, pasi shumë prokurorë dhe gjyqtarë deklarojnë se nuk posedojnë dokumente për të vërtetuar shitje apo blerje të pronave. Nismës së 200 prokurorëve pritet t’i bashkohen edhe po aq gjyqtarë, të cilët kontestojnë ligjin për Vettingun.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje