Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Shukri Xhelili në betejë ligjore me gjykatën, ofron para në shkëmbim të lirisë

(Ekskluzive) Shukri Xhelili në betejë ligjore me gjykatën, ofron para në shkëmbim të lirisë
November 01
15:22 2016

Nga Anduena Llabani

Sot Shukri Xhelili, ish-kryetari i Bashkisë Dibër, ka pasur seancën e parë gjyqësore, që do të thotë që prokuroria duhej t’i lexonte në sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda kërkesën për gjykim.

I vënë nën akuzën e korrupsionit pasiv, Shukri Xhelili, i cili mbahet nën arrest me burg, ka refuzuar të paraqitet në sallë, duke kërkuar përfaqësimin e tij nga avokati mbrojtës. Mbrojtjen e tij ligjore në sallë nuk e ka bërë askush. Apelit të palëve në procesin e parë gjyqësor ndaj një kryetari bashkie nuk i është përgjigjur as avokati mbrojtës. Genc Gjokutaj ka munguar në sallë. I kontaktuar në telefon nga Blitz.al, Gjokutaj ka deklaruar se arsyet ishin shëndetësore.

Pas betejës ligjore në Gjykatën Kushtetuese, ku Shukri Xhelili kërkoi rrëzimin e akuzave dhe rikthimin në detyrë, kjo në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritet të jetë decizive për të.

I vënë në qendër të një skandali seksual, pas publikimit të videos në një media private, ku ai i kërkonte një vajze seks në këmbim të vendit të punës, Shukri Xhelili humbi postin e zyrtarit të lartë si dhe u vu në arrest.

Por askush nuk i di arsyet se përse Shukri Xhelili vendosi të ndërrojë strategji në mbrojtje të akuzave.

Pas skandalit, ai u përfaqësua në mbrojtje nga avokati Ferdinand Ndoja, i cili dha dorëheqjen shumë shpejt.

Shkak për këtë dorëheqje u bë kërkesa e klientit të tij, i cili kërkonte garanci për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në atë të detyrimit me paraqitje, vetëm me anë të një raporti mjeko-ligjor, që vërtetonte gjendjen e tij të rëndë shëndetësore.

Ky pretendim i Shukri Xhelilit duhej të provohej si i tillë dhe për këtë ai kishte ofruar para.

Por avokati Ndoja dha dorëheqjen nga mbrojtja dhe vendin e tij e zuri avokati me shumë eksperiencë në fushën penale, Genc Gjokutaj.

Dhe pavarësisht kësaj, Shukri Xhelili vijon të mbetet në qeli, nën arrest. Mungesa e tij në sallë i ka sjellë një pasojë edhe më të rëndë, pasi deri më datën 17 nëntor asnjë ditë burg i bërë nuk do t’i llogaritet./Blitz.al/

Komento
Shperndaje