Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Nëna denoncoi dhunimin e të birit në shkollë, MAS: Rasti është trajtuar, kemi marrë masa

(Ekskluzive) Nëna denoncoi dhunimin e të birit në shkollë, MAS: Rasti është trajtuar, kemi marrë masa
October 14
17:47 2016

Pak ditë më parë u bë i ditur lajmi i denoncimit të një nëne, e cila ankohej se fëmija e saj dhunohej. I biri 5-vjeçar, që ndjek ciklin parashkollor në “Shyqyri Peza”, Tiranë, dhunohej vazhdimisht dhe askush nuk e merrte përgjegjësinë: “Fëmija im vjen me pullë të zezë në krah dhe mësuesja nuk di gjë se çfarë ka ndodhur, sepse s’kujdeset mësuesja, por prindi i punësuar dhe as drejtori s’mban përgjegjësi. Drejtori me mirësjellje thotë: Po të pëlqyen kushtet sille, nëse jo mund ta marrësh dhe të shkosh ku të duash”.

Sipas saj, edukatorja kishte punësuar një prind për ta ndihmuar me mbi 40 fëmijë të grupmoshës 5-6 vjeç, i cili nuk ka arsimin përkatës, ndërkohë që drejtori i shkollës nuk mban përgjegjësi. Veç kësaj, ajo është ankuar se nuk e kanë njoftuar kur fëmija e saj është dhunuar.

Për ta ndjekur nga afër këtë ngjarje, Blitz.al kontaktoi me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Zëdhënësja e ministrisë, D. Ruzi, bëri me dije për ne se ky rast ka kohë që është trajtuar dhe janë marrë edhe masa.

“Rasti që i referohen mediat ka kohë që është trajtuar dhe pas verifikimeve të kryera nga MAS ka rezultuar se dhunimi vinte nga fëmijët e tjerë dhe për mungesë përgjegjshmërie është urdhëruar largimi nga puna i mësueses dhe drejtorit të shkollës”,- shprehet zëdhënësja e MAS. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje