Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Masat e marra nga AKU për rastin e salmonelës në resortin “Stela”

(Ekskluzive) Masat e marra nga AKU për rastin e salmonelës në resortin “Stela”
October 17
10:51 2016

Referuar burimeve të brendshme, Blitz.al bëri me dije një ditë më parë se sasia e salsiçeve me salmonelë të bllokuara në fundjavë u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në resortin “Stela”, resort që i prodhonte vetë ato.

Pas analizave të kryera në laboratorët e ISUV, inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kryen bllokimin e sasisë së këtij produkti ushqimor ku rezultoi prezenca e bakterit salmonela.

Kontaktuar nga Blitz.al, AKU thekson se janë marrë disa masa: “U ndoqën tri hapa: asgjësimi i produktit, gjoba prej 300.000 lekësh të reja dhe bllokimi i gjithë sektorit të përpunimit të mishit. Ju sigurojmë se janë marrë masat maksimale që parashikon ligji. Bllokimi i licencës nuk u krye, pasi nuk parashikohet në ligj”.

Burime të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit bëjnë gjithashtu të ditur se kontrollet vazhdojnë dhe së shpejti do të ketë edhe një njoftim për mediat për bllokimin e sasive të konsiderueshme të produkteve të mishit që kanë prezencë salmonele jo vetëm në pikat e prodhimit të tyre, por edhe në ato të tregtimit, në Tiranë dhe qytete të tjera. Mësohet se në një pikë tregtimi është kryer bllokimi i sasisë prej 50 kg sallam dhe 80 kg mish.

/Blitz.al/

stela

Etiketimet
Shperndaje