Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Marko Caka flet për rolin në “Fast and Furious” dhe marrëdhëniet me shqiptarët e tjerë

(Ekskluzive) Marko Caka flet për rolin në “Fast and Furious” dhe marrëdhëniet me shqiptarët e tjerë
April 20
15:53 2017

Në kinematë europiane dhe botërore ka filluar të shfaqet filmi i shumëpritur “Fast and Furious”, pjesa e tetë. Në këtë film luajnë yje të mëdha të kinemasë si Vin Diesel, Dwayne Johnson, Jason Statham e Will Smith.

Por ky  vit ka qenë më i veçantë, të paktën për shqiptarët, pasi 3 prej tyre kanë marrë pjesë në disa role të vogla në këtë film.

Aktori nga Shkodra Marko Caka, Erand Hoxha si dhe aktorja Erigerta Deda, janë 3 shqiptarët që marrin pjesë në sagën “Fast and Furious”.

Erigerta Deda luan rolin e një kalimtareje, kurse aktori nga Shkodra, Marko Caka, luan rolin e një polici dhe Erand Hoxha  interpreton rolin e një turisti.

Në një prononcim ekskluziv për Blitz.al, aktori Marko Caka na tregon më shumë për personazhin e tij.

“Unë kam qenë një operativ polic civil në skenat e luftëtarëve në burg dhe në skenat ku përplasen makinat, si dhe në fotot e dyfishta pasi kam dubluar Scott Eastwood në pjesët e tij në distancë në profil, kur nuk është e nevojshme prania e aktorit kryesor. Ka qenë një përzgjedhje e regjisorit Gray, pas shumë konkurrentëve që kanë ngjashmëri me aktorin Eastwood. Pamjet kanë lëvizje të shpejta dhe në aksion, pasi përveç aktorëve kryesorë që lexojnë skriptin, asgjë tjetër nuk mund të dallosh për shkak të efekteve filmike, sepse punën më të madhe e bëjnë dublantët”,- tregon Caka.

Caka ka folur gjithashtu edhe për raportin e tij me 2 aktorët e tjerë shqiptarë, Erand Hoxha dhe Erigerta Deda.

“Nuk e njoh Erandin ngaqë filmi është xhiruar në disa shtete dhe personalisht nuk kam pasur skena atje. Unë jam vetëm në skenat e të burgosurve të revoltuar dhe te përplasjet e makinave që thyejnë xhamat e autoshow, që mendohet se janë realizuar në New York, por xhirimet në fakt janë kryer në Cleveland.

Ndërsa për sa i përket Eugertës, atë e kam njohur në xhirimet e Cleveland, ku ajo ishte si një kalimtare rruge (pedestrian) me fluksin e kalimtarëve, ndërkohë që unë luaja me 4 operues specialë makinat që thyejnë xhamat e autoshow dhe përplasen me dhjetëra automjete në rrugë”,- tregon Caka. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje