Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Ligji i Vetting-ut, Unioni i Gjyqtarëve: Të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese

(Ekskluzive) Ligji i Vetting-ut, Unioni i Gjyqtarëve: Të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese
October 24
16:47 2016

Nga Anduena Llabani

Vettingu po shkatërron karrierën dhe pavarësinë e Gjyqësorit. Ky është qëndrimi i Unionit të Gjyqtarëve, që kërkon që ligji të mbrojë interesat e gjyqtarëve dhe jo t’i diskriminojë ata.

Kur u kanë mbetur edhe dy javë kohë për të dorëzuar deklaratat e pasurive, 800 prokurorë dhe gjyqtarë bëhen bashkë duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e pavlefshmërisë së ligjit për Vettingun.

Të prekur direkt dhe indirekt, te familjarët dhe trashëgimtarët e tyre, gjyqtarët i janë drejtuar me këtë kërkesë Gjykatës Kushtetuese, ku kërkojnë deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe pezullimin e ligjit për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Blitz.al disponon kërkesën, e cila i është dërguar sot zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Unionit, Vettingu po cenon pavarësinë e sistemit, por edhe gjykimin e iniciuar nga 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, që prek drejtpërsëdrejti interesat e gjyqtarëve.

Kanë mbetur edhe dy javë kohë që 800 prokurorë dhe gjyqtarë të dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurive që prej fillimit të karrierës së tyre. Pas prokurorëve që kundërshtojnë procesin e Vettingut si antikushtetues, pasi diskriminon figurën e prokurorit, radhën e kanë pasur edhe gjyqtarët.

Pas dorëzimit të formularëve me deklarimet e pasurive do të nisë edhe puna për verifikimin e të dhënave, të cilat do të bëhen brenda një afati prej 6 muajsh nga një komision i posaçëm hetimor.

Ai që do të rezultojë me pasuri të pajustifikueshme do të largohet nga detyra. /Blitz.al/

un1

un2

un3

Komento
Etiketimet
Shperndaje