Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Inaugurimi i parkut të lojërave, aktivisti Eljan Tanini dëbohet nga protestuesit

June 01
12:01 2016

Vetëm pak metra larg parkut të lojërave te Liqeni Artificial, ku fëmijët të shoqëruar nga prindërit dhe gjyshërit po i gëzoheshin 1 qershorit, protestuesit që gjatë gjithë këtyre muajve kanë shprehur kundërshtimin për ngritjen  e parkut, ishin sërish aty.

Mes tyre edhe Eljan Tanini, protestuesi “kryesor” i Parkut të Liqenit. Teksa ai po jepte një intervistë ekskluzive për Blitz.al, disa protestues iu kundërvunë, në përpjekje për ta larguar prej aty. (Ju do të keni mundësi të ndiqni në vijim një video me reagimin e tij, të dhënë për portalin tonë).

Aktivisti Tanini është një ndër fituesit e konkursit për skulpturat dekorative të mundësuara nga Bashkia e Tiranës. Në konkursin e Bashkisë së Tiranës, Elan Tanini konkuroi me projektin “Raketa” që ka në fokus ish-fushën e aviacionit. Pas akuzave ndaj tij, Tanini tha se nuk është blerë nga Veliaj, nuk është shoqëri civile që merr paratë lart e poshtë, por qytetar i angazhuar. Megjithatë, duket se inati i aktivistëve të tjerë ende nuk është shuar.