Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) ILDKP, nis verifikimi i pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve

(Ekskluzive) ILDKP, nis verifikimi i pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve
October 05
15:49 2016

Nga Anduena Llabani

 

Frika se gjyqtarë dhe prokurorë janë duke fshehur të ardhurat dhe llogaritë bankare, ka detyruar inspektorë të ILDKP-së të vrapojnë në dyert e bankave më të mëdha në vend.

Vetëm pak ditë para se ligji për Vetingun të hyjë në fuqi, burime zyrtare të Blitz.al mësojnë se inspektorët kanë trokitur në dyert e disa bankave të nivelit të dytë. Qëllimi ka qenë kërkimi i informacionit mbi të dhënat e llogarive bankare të cilat figurojnë në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët, sipas një pjese të ligjit të Vetingut që pastron financat e tyre dhe të familjarëve, duhet të figurojnë të regjistruara në sistemin bankar.

Por mësohet se bankat kanë refuzuar të japin të dhënat konfidenciale të klientëve VIP, pasi edhe kërkesa e inspektoratit nuk ka qenë legjitime deri ditën që ligji hyri në fuqi.

Mbi 800 kërkesa zyrtare i janë lëshuar të gjitha bankave të nivelit të dytë.

Të parët që kanë plotësuar ligjin për Vetingun janë 17 prokurorë të Krimeve të Rënda. Shkak për dëshminë e tyre të pasurisë së parakohshme është bërë fakti se javën e ardhshme ata do të nisen për një trajnim jashtë vendit. Procesi i vetëdeklarimit për 800 gjyqtarë e prokurorë do të zgjasë vetëm një muaj.

Pas këtij afati, çdokush prej tyre do të jetë i skualifikuar nga detyra dhe posti që gëzon. Në këto deklarata do të përmbushen të dhëna mbi pasuritë e vëna që prej vitit 2003, aftësitë profesionale, karriera si dhe lidhjet e mundshme me krimin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje