Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

(EKSKLUZIVE) Fevziu: “Emisioni i mbrëmshëm, raporti me Bashën dhe shkrimi i Fugës”

(EKSKLUZIVE) Fevziu: “Emisioni i mbrëmshëm, raporti me Bashën dhe shkrimi i Fugës”
February 24
15:10 2017

Emisioni i mbrëmshëm “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu ku i ftuar ishte kreu i opozitës Lulzim Basha, ka sjellë një lumë reagimesh në rrjete sociale mbi mënyrën se si u zhvillua dhe efektin që pati.

Fakti që emisioni u zhvillua në çadrën e opozitës mes qindra mbështetësve të djathtë, bëri që shpeshherë mes Fevziut dhe Bashës të rriteshin tonet e fjalëve, çka i përngjante në disa momente një sherri.

Blitz.al kontaktoi me gazetarin Blendi Fevziu, i cili u përgjigj ndër të tjera për kohëzgjatjen e emisionit, raportin e tij me kreun e opozitës Lulzim Basha, si dhe mendimin e tij për shkrimin e akademikut Artan Fuga sot, ku Fuga e mbështeste Fevziun mbi mënyrën se si e menaxhoi emisionin.

 

Z.Fevziu, a është e vërtetë që emisioni u mbyll më përpara se ç’e kishit parashikuar?

– Jo, u mbyll në kohë. Por pa lejuar mbyllje ndryshe nga ajo që kisha parashikuar unë.

Do ta bënit përsëri emisionin sot në çadrën e opozitës mes qindra njerëzve?

– Padyshim. Në çdo kohë dhe rrethanë.

Keni komunikuar sot me z.Basha? Ndoshta do të ndikojë ky emision në raportin tuaj me z.Basha?

– Kam komunikuar normalisht. Pastaj, ç’rëndësi kanë raportet? Asnjë raport personal s’është më i rëndësishëm sesa emisioni dhe as mund ta fiktojë atë. Ndryshe s’do kisha të pasur emision. 

Akademiku Artan Fuga ju mbështeti me anë të një shkrimi për emisionin dhe mënyrën si e menaxhuat atë. E lexuat shkrimin e Fugës dhe nëse po si e komentoni?                       

– E lexova shkrimin e Fugës dhe m’u duk korrekt. Vetëm se nuk besoj se ka ndodhur ndonjë gjë kaq e madhe sa po merr përmasa në portale. Është fare e zakonshme. Gjëra të tilla ndodhin në emision çdo ditë.

Shkrimi i Artan Fugës: 

Sherri me Bashën, “Bravo Blendi Fevziu!”

 

Më herët, në një prononcim, Fevziu tha:

“Unë isha duke zhvilluar një intervistë me kreun e PD-së, sipas një formati të përcaktuar prej 20 vitesh në Opinion. Formati është strikt dhe nuk ndryshon. Qytetari mund të kishte një histori interesante, por duhej ta rrëfente atë në vendin që duhej, mbase edhe në “Opinion”, por një ditë tjetër. Ai nuk mund të ndërhynte në formatin e intervistës dhe në asnjë rast nuk do ta lejoja këtë. Do të ishte shpërdorim dhe shkelje e një marrëveshje të vendosur më parë. Ne kishim intervistë dhe jo miting. Kur liderët vijnë të shoqëruar nga mbështetës në studio që gjithë kohën brohorasin apo hedhin parulla. Kjo i bën liderët më agresivë, por njëkohësisht edhe gazetarin. Është një format ndryshe, që nuk e bën dot ç’do javë, por që herë-herë është tejet tërheqës. Mjafton mos të ndikohesh nga kori i mbështetësve dhe mos të trembesh prej tyre. Dhe të bësh pyetjet që ke vendosur. Nëse ia arrin, është gjithmonë më interesant sesa një format i zakonshëm. Por është padyshim i lodhshëm. Një format i tillë shumë interesant ka qenë me Ilir Metën në zgjedhjet e 2015-s”.    

“Emisionin s’ma prish dot askush”, Fevziu flet për intervistën me Bashën

 

/Blitz.al/

Share