Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Eljan Tanini reagon pas dëbimit nga protestuesit

(Ekskluzive) Eljan Tanini reagon pas dëbimit nga protestuesit
June 01
13:42 2016

Pas incidentit të shënuar ditën e sotme në parkun e Liqenit Artificial Lexo këtu, ku aktivisti Eljan Tanini, u dëbua nga disa aktivistë të tjerë, ai u kontaktua nga Blitz.al.

I pyetur se çfarë ndodhi konkretisht, Eljan Tanini tha: “Një njeri i panjohur për mua dhe që ndoshta nuk më ka qejf, erdhi dhe më kërkoi të largohesha nga aty”.

“Nuk reagova për të mos krijuar të tjera polemika. Nuk dua të përzihem me asnjë grup, për çdo gjë do të dal vetë, me kokën time.”, sqaroi ai i pyetur se pse nuk pati përkrahjen e të tjerëve aty pranë.

Pas shpalljes fitues me projektin e tij “Raketa”, konkurs që u mundësia nga Bashkia e Tiranës, Eljan Tanini është kritikuar nga aktivistët e tjerë. Megjithatë, kjo nuk e ndal atë të vijojë të angazhohet kundër betonizimit të parkut.

Komento