Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Dyshja Alfio dhe Indri braktisin InTv-në për një tjetër televizion!

(Ekskluzive) Dyshja Alfio dhe Indri braktisin InTv-në për një tjetër televizion!
May 22
16:36 2018

I kemi parë çdo javë në programin “Kripë dhe piper” në InTv ku me humor dhe me batuta i kanë mësuar shikuesve recetat nga më interesante.

Por duket se edhe këtij programi i erdhi fundi.

Burime ekskluzive për Blitz.al kanë treguar se dyshja e njohur do të lërë studion e InTv-së për të kaluar në studio e televizonit Klan.

Të njejtat burime kanë treguar për Blitz.al se bëhet fjalë për një program veror, ku djemtë do na shoqërojnë ditët e nxehta të verës, por ekziston mundësia që dyshen ta shohim edhe çdo ditë nisur nga shtatori.

Formati i programit apo detaje të tjera mbeten për t’u zbuluar në vazhdim ashtu sikurse vazhdimësia e programit “Kush vjen për drekë?”, tani që dy prej kuzhinierëve më cool në qytet janë tashmë në Tv Klan.

Ne i urojmë Alfion dhe Indrit shumë suksese në programin e tyre të ri! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje