Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Deklarata bombë e gjyqtarit Hoxha: Ja si e dënova drejtorin e bankës që vodhi 100 milionë euro për kazino

(Ekskluzive) Deklarata bombë e gjyqtarit Hoxha: Ja si e dënova drejtorin e bankës që vodhi 100 milionë euro për kazino
October 24
15:27 2016

Nga Anduena Llabani

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, deklaron se ekzistojnë vendime gjyqësore sipas të cilave drejtorë bankash luajnë bixhoz me paratë e shqiptarëve.

Në një takim me përmbarues privatë, gjyqtari i Gjykatës së Faktit Tiranë deklaroi: “Ka plot vendime gjyqësore për njerëz në banka me lidhje me klientët për procedura dhe afera korruptive. Ashtu sikurse ka edhe drejtues bankash, edhe për ta ka vendime, që janë të dashuruar me këto lojërat e fatit dhe luajnë bixhoz me paratë e qytetarëve”.

I pyetur nga Blitz.al, Gerd Hoxha deklaron se vetë ai ka dhënë një dënim për një drejtues banke të nivelit të dytë.

Pas një kontrolli financiar që i ishte bërë bankës që drejtonte, rezultoi se një shumë parash që i kalon 100 milionë euro tërhiqeshin nga drejtori dhe me to luhej në kazino.

Për këtë ka një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Kujtojmë se ky reagim i tij vjen pas deklaratës së kryetarit të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve, Tedi Malaveci, i cili akuzoi bankat e nivelit të dytë se po rrisin të ardhurat dhe po aq kreditë e këqija. /Blitz.al/

deklarimi

Komento
Etiketimet
Shperndaje