Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Atentat me eksploziv nëndrejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, Prokuroria: Dyshojmë se ishte paralajmërim

(Ekskluzive) Atentat me eksploziv nëndrejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, Prokuroria: Dyshojmë se ishte paralajmërim
November 14
22:27 2016

 Nga : Anduena Llabani

Atentat me eksploziv nëndrejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t në Durrës.

Një orë pas shpërthimit, prokuroria zbardh skemën dhe ngre pistat e hetimit.

Mësohet se shpërthimi i 500 gr tritol të vendosur poshtë mjetit personal të Gerd Aleksit, ka qënë i telekomanduar.

Prokurorët janë duke punuar për të parë thirrjet telefonike që janë kryer në atë zonë dhe në orën e shpërthimit i cili ka qënë i konsiderueshëm.

Shpërthimi i telekomanduar ka ndodhur kur mjeti ka qenë i parkuar brenda një blloku banimi dhe shumë bizneseve.

Gerd Aleksi, me detyrë nëndrejtor i ALUIZNI-t, në Durrës është personi i parë që është marrë në pyetje. Mësohet se ai ka deklaruar se mjeti nuk ishte më në përdorim të tij.

Prokuroret thanë se kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së disa bizneseve për të parë levizjet e dyshimta që mund të çojnë tek autorët.

Sasia prej 500 gr eksploziv ishte montuar poshtë gomës së mjetit, në krahun e pasagjerit.

/Blitz.al/

vlcsnap-2016-11-14-22h13m37s637 vlcsnap-2016-11-14-22h12m55s139 vlcsnap-2016-11-14-22h12m58s187 vlcsnap-2016-11-14-22h13m03s971

Komento
Shperndaje