Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekonomia në Shqipëri, Banka Botërore: Përmirësime, por kujdes me rritjen e kredive të këqija

Ekonomia në Shqipëri, Banka Botërore: Përmirësime, por kujdes me rritjen e kredive të këqija
September 27
19:28 2016

Banka Botërore ka shprehur vlerësim pozitiv mbi ecurinë e ekonomisë në Shqipëri, pas vlerësimit të dhënë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Drejtorja e BB-së, Taseen Sayed, theksoi se shikohet një përmirësim nëse u referohemi treguesve bazë dhe mjedisit ekonomik në rajon: “Nëse shikon treguesit bazë dhe ambientin ekonomik në rajon shihet që Shqipëria ka një trajektore pozitive të rritjes ekonomike dhe punësimit. Këta janë dy tregues kyç”.

Pritet që në Shqipëri, rritja ekonomike të forcohet 3.5% vitin e ardhshëm dhe borxhi publik të ulet. Shqipëria dhe Serbia renditen si vendet me uljen më të madhe të deficitit buxhetor në rajon. Në fjalën e saj, Sayed shpreh shqetësimin për rritjen e kredive të këqija në vendin tonë.

“Ne rekomandojmë zbatimin e planit kombëtar për kreditë e këqija, veçanërisht dy pikave. Ndryshimin e ligjit për përmbarimin privat dhe së dyti i sugjerojmë autoriteteve të zgjidhin çështjen e 35 kreditorëve të këqij më të mëdhenj, të cilët kanë gjysmën e kredive të këqija. Kjo është kritike”, – shprehet Sayed.

Referuar incidentit me biznesmenin libanez, Faad Mitri, i cili u largua nga Shqipëria pas dhunës që iu ushtrua, drejtorja e BB-së e cilësoi si fatkeq dhe kërkoi që qeveria të vijojë me reformat për përmirësimin e klimës së biznesit. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje