Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekonomia britanike rritet me 0.5% në tre muaj pas Brexit

Ekonomia britanike rritet me 0.5% në tre muaj pas Brexit
October 27
13:15 2016

Sektori i shërbimeve në Mbretërinë e Bashkuar ka ndikuar pozitivisht në ekonominë britanike, duke bërë që ajo të pësojë rritje më të madhe nga sa pritej në tre muaj pas votimit të Brexit.

Zyra e Statistikave Kombëtare në Britaninë e Madhe bën me dije se ekonomia është rritur me 0.5% gjatë periudhës korrik-shtator. Kjo rritje konsiderohet më e ngadaltë krahasuar me tremujorin e kaluar ku u shënua një rritje me 0.7%, por më e lartë sesa vlerësimet e kritikëve.

Duke përshëndetur këto shifra, kancelari i Thesarit, Phillip Hammond, tha se bazat e ekonomisë në Mbretërinë e Bashkuar janë të forta dhe statistikat më të fundit tregojnë se ekonomia është elastike. Transporti, komunikacioni, cilësohen si sektorët më të fuqishëm të ekonomisë britanike, që sigurojnë mjaft të ardhura. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje