Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Egjipti dërgon nëndetëse për të kërkuar kutinë e zezë të avionit “Egyptair MS804”

Egjipti dërgon nëndetëse për të kërkuar kutinë e zezë të avionit “Egyptair MS804”
May 22
18:39 2016

Egjipti ka dërguar një nëndetëse për t’iu bashkuar kërkimeve për kutinë e zezë të avionit “Egyptair MS804”. Presidenti Abdel Fattah al Sisi ka njoftuar për nëndetësen në fjalimin e tij të parë në publik rreth rrëzimit të avionit. Ai ka paralajmëruar se hetimi mbi këtë çështje do të marrë shumë kohë. Sipas regjistrimit të pilotit dhe kontrollorëve të fluturimeve doli se nuk ka pasur asnjë gabim para se avioni të zhdukej nga ekranet e radarëve mbi detin Mesdhe.

Avioni po udhëtonte nga Parisi drejt Kajros, kur u zhduk me 66 persona në bord, paraditen e të enjtes. Ushtria e Egjiptit tha se ka gjetur mbeturinat e avionit, por ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje